|
JU DESHIRONIT TE MESONIT PER KETE...
Kurse tani ne valet e radiostacionit Zeri i Rusise i propozojme vemendjes
suaj edicionin e rradhes te rubrikes se ndertuar sipas letrave te radiodegjuesve
shqipetare Ju deshironit te mesonit per kete
, pergatitur nga Nina
Pumo. Ate do ta zhvillojne ne studio vete autorja dhe spikerja Diana Dyrzi.
Pyetjeve te degjuesve do ti pergjigjet gjithashtu vezhguesi i radiostacionit
Zeri i Rusise , kandidati i shkencave historike Pjoter Iskenderov.
Te dashur miq shqipetare! Gjate ketyre muajve te fundit ne redaksine tone
kane ardhur shume letra prej jush. Ato na i dergojne miqte tane te hershem,
te tille si Xhafer Korro, Fatbardha Seferi, Andon Kote, Bido Ibrahini,
Aleksander Duka, Nikolla Mjeshtri, po ashtu si dhe ata qe kane lidhur korrespondence
me ne jo dhe aq shume kohe me pare, por, qe megjithate, duke gjykuar nga
permbajtja e letrave te tyre degjojne rregullisht emisionet e Zerit te
Rusise dhe jane ne korrent te te gjitha ngjarjeve qe ndodhin ne vendin
tone si dhe pertej kufijve te tij. Midis tyre mund te permendim Tush Uken
nga Zvicera, Qemal Hysin dhe Kristo Seven nga Vlora si dhe shume e shume
te tjere. Korrespondentet tane ju urojne te gjitheve ju me rastin e Vitit
te Ri. Ne ju falenderojme dhe ju jemi mirenjohes per urimet e ngrohta qe
na dergoni ne vigjilje te kesaj feste te mrekullueshme fundeviti... Por
ne lidhje me afrimin e Vitit te Ri ne do te kemi kemi nje bisede te vecante
me ju, te dashur miq, ne edicionin special te rradhes te rubrikes sone.
Ndersa sot ne do te ndalemi ne disa probleme aktuale te politikes boterore...
Ne letrat qe vijne ne redaksine tone prej radiodegjuesve shqipetare, si
dhe me pare, paraqitet gjeresisht tema e luftes kunder terrorizmit nderkombetar.
Degjuesi yne i rregullt nga qyteti i Kelcyres ( rrethi i Permetit ) Xhafer
Korro kujton tragjedine qe ndodhi ne qytetin verikaukazian Beslan. Ai shkruan,
se veprimet e terroristeve cecene dhe atyre te huaj qe morren peng qindra
nxenes shkolle, i sollen ndermend atij faktet e tmerrshme nga historia
e kampeve fashiste te perqendrimit. Terrorizmi nderkombetar eshte fashizmi
i diteve te sotshme, - ne nje konkluzion te tille arrin Xhafer Korro ne
letren e vet. A nuk eshte valle si teper kategorik ai ne vleresimet e veta?
Me kete pyetje ne iu drejtuam vezhguesit te Zerit te Rusise , kandidatit
te shkencave historike Pjoter Iskenderovit qe ndodhet tani prane mikrofonit
tone.
Jo, aspak. Degjuesi yne i nderuar nga qyteti i Kelcyres e ka percaktuar
shume sakte ngjashmerine, ndersa une do te thoja bile shpirtin binjak te
fashizmit dhe terrorizmit nderkombetar. Ne baze te tyre qendrojne po te
njejtat parime njeri urryese supermacia e nje race njerezore, populli
apo feje te vetme, metodat e dhunshme te arritjes se qellimeve, indiferentizmi
i plote ndaj fatit te mijera e mijera veteve, te cilet ata i cojne drejt
vdekjes se sigurt ne menyre krejtesisht koshiente. Ekziston edhe nje ngjashmeri
tjeter midis tyre. Ajo eshte e lidhur, per fat te keq, me qendrimin fillestar
te bashkesise boteroe ndaj ketyre sfidave globale te pokes sone. Fashizmi
gjerman i foconte pozitat e veta duke shfrytezuar inkurajimin e kamufluar
kriminal nga ana e fuqive perendimore. Per te ngopur oreksin gjithnje e
ne rritje te Rajhut te Trete u flijuan Austria, Cekosllovakia si dhe shtete
te tjera sovrane europiane. U deshen pushtimi i Frances, sulmimi i Bashkimit
Sovjetik dhe i Japonise ne Perll-Harbor qe Londra dhe Uashingtoni te perceptonin
me ne fund permasat e verteta globale te rrezikut kercenues.
Ne nje menyre po te tille jane ushqyer terroristet bashkekohore nderkombetare
nga strukturat financiare perendimore, kane kryer pergatitje luftarake
nen udheheqjen e instruktoreve amerikane ne Afganistan dhe atyre europiane
ne Ballkan. Dhe perseri u desh te ndodhte tragjedia e 11 shtatorit te vitit
2001 qe te behej evident perceptimi i domosdoshmerise se krijimit te nje
koalicioni unik antiterroristik. Deri tani ne mund te flasim vetem per
perceptim. Sepse, si dhe me pare, jane te gjalla e vepruese standartet
e dyfishta , nder te tjera edhe persa i perket Cecenise, ku diplomatet
perendimore vazhdojne te kerkojne te ashtuquajturit luftetare te lirise
, te cilet organizojne shperthime ne qytetet paqesore dhe marrin peng
femijet e shkollave.
Por, ne fakt, lufta kunder terrorizmit nderkombetar kerkon jo vetem bashkimin
e perpjekjeve te politikaneve, ushtarakeve dhe diplomateve te vendeve te
ndryshme. Ksenofobia, mosnjohja e historise dhe qendrimi indiferent ndaj
saj dhe kultures tende e popujve te tjere, kultivimi i atavizmave tragjike
te se kaluares keto gjithashtu jane mjedis i favorshem ushqyes per nacionalizmin
dhe terrorizmin, apo jo?
Po, kjo eshte plotesisht e vertete. Ja kjo eshte edhe aresya qe me beri
te njihem me nje interesim te tille me letren e degjusit tone te rregullt
nga qyteti i Kucoves Nikolla Mjeshtrit. Ai na njofton per krijimin ne
qytetin e tij te Shoqates Shqiperi Rusi . Ceremonia selemne e inagurimit
te saj u zhvillua me 2 tetor. Kurse radiodegjuesit tane nga Vlora Qemal
Hysi dhe Kristo Seva na shkruajne mbi nje shoqate po te tille analogjike
qe tashme vepron ne qytetin e tyre te lindjes. Detyre e ketyre Shoqatave
eshte zhvillimi i marredhenjeve midis vendeve dhe popujve tane, rivendosja
e kontakteve jo vetem ne nivel ndershteteror, por edhe te thjeshte
njerezor, ne nivel jetese te perditshme, do te thoja une. Une jam mese
i bindur, se njeriu qe interesohet te dije se cndodh pertej kufijve te
qytetit te tij, vendit te tij, qe synon te mesoje se me cfare interesash
jetojne bashkekohesit e tij ne shtete te tjere, nuk do ta lejoje veten
kurre te bjere pre ne rrjetin e ideologjive njeri urryese.
24.01.2005
|