|
|
|
Por, sic me duket mua, konkluzioni kryesor qe mund te nxirret nga te gjitha keto ngjarje qe kane ndodhur ne Ballkan gjate dhjetorit te kaluar si dhe mbare vitin qe lame pas, konsiston ne ate si me poshte vijon. Bashkesia boterore nuk mundi qe nuk mundi te arrije dot ndonje progres real ne zgjidhjen e problemeve aktuale te rajonit ballkanik. Dhe kjo ka te beje, ne fakt, jo vetem me Kosoven e shumevuajtur, por edhe me vende e rajone shume me te suksesshme sa sa ajo ne planin politik dhe ekonomik. 2004 u be vit i papare ndonjehere per nga permasat e medha te zgjerimit te BE. Por, sic i thone fjales, “ pertej bordit ” te ketij procesi mbeti, si dhe me pare, Ballkani. Ne Bruksel deri tani nuk egziston ende nje perfytyrim i qarte ne lidhje me afatet e hyrjes se Bullgarise dhe Rumanise ne BE. Me shpesh permendet viti 2007-te. Por, me sa duket, gjithshka do te varet nga zhvillimi i metejshem i ngjarjeve, treguesit konkrete social – ekonomike, si dhe nga ajo, se c’ndikim do te ushtroje ne zhvillimin e situates ne Rumani fitorja e kandidatit te opozites ne zgjedhjet presidenciale te dhjetorit. Te pranohet apo jo Turqia ne BE – ky eshte edhe nje problem tjeter qe preokupon pa mase keto kohet e fundit “ Europen e madhe ”. Nuk ka unanimitet mendimi ne lidhje me te as midis politikaneve, as ne rradhet e opinionit publik. Jane mjaft treguese rezultatet e anketimit sociologjik te zhvilluar ne dhjetor nga radiostacioni “ Vala gjermane ” / “ Dojce Vele ”/. Rreth 47 % e pjesemarresve te tij u shprehen “ pro ” pranimit te Turqise ne BE duke i dhene hakun rendesise se madhe strategjike te saj. Kurse me teper se 45 % e respondenteve mendojne, se Turqia, ne menyre elementare, nuk eshte aspak vend europian. Duket fare qarte, se rreth kesaj ceshtjeje ne kete vit qe sapo hyri do te zhvillohen ende shume me teper debate te tensionuara, se sa rreth perspektivave te pranimit te Bullgarise dhe Rumanise ne BE. Por, nderkohe qe situata ne Bullgari, Rumani dhe Turqi shkakton ne rradhet e politikaneve dhe diplomateve europiane me teper nje interes thjeshte akademik, gjendja reale ne rajone te tjera te Ballkanit vazhdon te mbetet, ne kuptimin e plote te fjales, e mbarsur me rrezik shperthimi. Rendesia e operacionit te suksesshem te policise shqipetare ne lidhje me kapjen dhe konfiskimin e ngarkeses se perbere prej raketave kontrabande te destinuara per dergim ne Maqedoni, del pertej kufijve te kronikave te zakonshme kriminale. Rezultatet e tij demonstruan qarte se c’karakter te gjere e te rrezikshem kane operacionet e kriminalitetit te organizuar ne Ballkan dhe sa te rendesishme jane perpjekjet e perbashketa te te gjithe shteteve te rajonit per t’iu kundervene atij. Pas kapjes se ngarkeses se lartpermendur pasoi nje beteje e vertete midis policise maqedonase dhe nje njesie gueriljesh shqipetaresh etnike. Ndersa kjo do te thote, se te flitet per mbizoterimin e qetesise ne Maqedoni eshte, si dhe me pare, dicka krejtesisht e paradokohshme. Akoma dhe me pak paqe evidentohet ne Bosnje e Hercegovine. Ne fakt, atje i hodhi “ benzine zjarrit ” jo ndonje njeri dosido, por vete Perfaqesuesi i Larte i bashkesise nderkombetare ne Bosnje e Hercegovine Padi Eshdaun. Sigurisht, qe askush nuk e ve fare ne dyshim rendesine e bashkepunimit me drejtesine nderkombetare. Por nuk mendoj se eshte dicka e aresyeshme te flijosh per hir te akuzave te dyshimta dhe pretendimeve ne adrese te serbeve boshnjake stabilitetin e brishte politik dhe ndernacional ne Bosnje e Hercegovine. Dhe aq me teper tingellojne si teper te dyshimta fjalet e hedhura nga zoti Eshdaun ne lidhje me mundesine e eliminimit faktik te gjithe Republikes Serbe – qe eshte nje prej dy elementeve shtetkrijues te Bosnje e Hercegovines, te fiksuar ne Marreveshjen Paqesore te Dejtonit te vitit 1995-se. Ndersa fare tragjike vazhdon te mbetet situata ne Kosove. Bile edhe
zgjedhjet e detuteteve per ne Asamblene e Kosoves u shenderruan, faktikisht,
ne nje farse te vertete. Bojkotimi i tyre nga ana e serbeve kosovare i
dha, ne fakt, organeve pushtetore te autonomise krahinore nje karakter
krejtesisht te paster etnik shqipetar. Kurse ne nje pamje te tille egzistuese
ato zor se do te mund te ndihmojne per formimin ne Kosove te nje shoqerie
demokratike multietnike. Por duhet te themi, se edhe ne vete kampin e shqipetareve
kosovare mosmarreveshjet mjaftojne. Nuk eshte aspak dicka e rastesishme,
se per dy muaj e ca qe kaluan nga koha e zhvillimit te zgjedhjeve te tetorit,
deputetet e Asamblese arriten vetem te zgjedhin kryeministrin e Kosoves.
Por edhe ate, me sa duket, ne nje kohe te afert do ta ftojne ne rolin e
te akuzuarit ne Tribunalin e Haages. Ndersa neve nuk na mbetet gje tjeter
vecse te shpresojme, se viti i ri 2005-se qe sapo hyri, do te ndihmoje
te zbukurohet qofte dhe sadopak pejsazhi teper i trishtueshem ballkanik.
Gezuar Vitin e Ri, te dashur miq shqipetare, lumturi, miresi e gjithe te
mirat!
|