|
MARREDHENJET RECIPROKE MIDIS RUSISE DHE NATO-S
Kur aktualisht ne flasim per marredhenjet konstruktive reciproke
te Rusise dhe NATO-s, kjo perceptohet ne realitet si nje prej pjeseve perberese
te politikes se madhe, si dicka qe kuptohet ashtu vetevetiu. Sepse jo dhe
aq shume kohe me pare te persjatej seriozisht ne lidhje me to ishte dicka
krejtesisht abstrakte. Ne galerite e nendheshme ishin dislokuar ne fshehtesi
raketat strategjike ruse dhe natoviane me kapsolla berthamore. Me raketa
te destinacionit strategjik, mund te thuhet, se ishte mbushur plot e perplot
i gjithe kontinenti europian.
Duke kujtuar te gjitha keto, thjeshte habitesh e impresionohesh
pa mase nga ai progres kolosal qe ka ndodhur ne ceshtjen e uljes se tensionit
nderkombetar. Nje rendesi te jashtezakonshme ka, sigurisht, ai fakt, se
midis Rusise dhe Perendimit nuk egziston me konfrontimi ideologjik. Kjo
rrethane dhe u jep lidereve te NATO-s aresye ta pozicionojne veten ne lidhje
me Rusine jo si ndaj nje armikeje, por si ndaj nje partnereje te vertete.
Cdo gje e lartpermendur lejon te vleresohen pozitivisht marredhenjet
reciproke te Rusise dhe NATO-s sipas shume parametrave. Mund te themi ne
shume, por, fatkeqesisht, jo ne lidhje me gjitheshka. Deri tek arritja
e marredhenjeve me te vertete idilike, te themi te drejten, eshte ende
shume larg. Dhe ngjarja me e rendesishme, te cilen edhe udheheqja politike
e Rusise, edhe opinioni shoqeror rus, e cilesojne si negative eshte “ drang
nah osten – i ” natovian ( “ avancimi drejt Lindjes ”) qe vazhdoi gjate
vitit 2004. E c’fare “ drang nah osten-i ” se ! Menjehere 7 vende hyne
ne bllok – prej te cilave 3 jane ish republika sovjetike, kurse 4 te tjera
– shtete qe ndodhen ne fqinjesi te drejtperdrejte me vendin tone.
Pozita e Rusise ne lidhje me ceshtjen e zgjerimit te NATO-s eshte
e thjeshte: cdo vend, vetekuptohet, se ka te drejte te plote te zgjidhe
ne menyre te pamvarur problemin e garantimit te sigurise se vet. Por, duhet
te pranoni me paanesi ketu, te nderuar radiodegjues, se edhe Rusia ka te
drejten, te pakten, te shtroje pyetjet si vijojne: c’fare rreziku dhe nga
ana e kujt shohin per veten e tyre ne ditet tona, te themi, Bullgaria apo
Sllovakia, Rumania apo Sllovenia ? C’rreziku ia kane friken republikat
praneballtike?
Per qytetarin e thjeshte rus eshte krejtesisht i pakuptueshem qellimi
i fluturimeve te aviacionit natovian ne nje afersi te drejtperdrejte nga
Sankt – Petersburgu apo Pskovi. Cfare duan te zbulojne pilotet natoviane
ne nje territor aspak armiqesor per ta?
E megjithate mund te konstatohet, se ne Vitin e Ri Rusia dhe NATO
po hyjne me nje bagazh pozitiv solid te akumuluar tashme ne bashkepunimin
e tyre, dhe kjo eshte me kryesorja. Ne vendin tone jane plotesisht te bindur,
se duke shfaqur vullnetin e mire politik mund te zgjidhen me sukses te
gjitha problemet egzistuese mbi baze te respektimit te interesave reciproke.
24.01.2005
|