-
Programin e sotshem, te nderuar radiodegjues, ne ia kemi kushtuar filmit
legjendar rus “ Djelmoshat gazmore ”. Ai u xhirua 70 vjet me pare, ne dimrin
e vitit 1934, dhe u shfaq ne shume e shume ekrane boterore.
-
-
Filmi u xhirua nga nje ekip i mrekullueshem: regjizori Grigori Aleksandrov,
aktoret Ljubov Arllova dhe Leonid Utjosov, ndersa muziken rrezatuese, vitale
te tij e shkroi kompozitori me xhojoz e me “ diellor ” i asaj kohe Isaak
Dunajevskij.
-
-
Eshte dicka mjaft e habitshme, se si ne kushtet e regjimit totalitar qe
tashme ishte sanksionuar ne Bashkimin Sovjetik u duk nje film i tille kaq
gazmor, me humor te holle e shume truke kinematografike! Me qe ra fjala
duhet te shtojme ketu, se udheheqjes se larte qe erdhi per te pare premieren,
filmi nuk i pelqeu ne menyre kategorike. Por ne mbrojtje te filmit “ Djelmoshat
gazmore ” pa pritur e pa kujtuar doli shkrimtari i njohur sovjetik Maksim
Gorkij, i cili e bindi Stalinin ta shohe personalisht ate. Dhe ky i fundit
me nje entuziazem te madh u shpreh pas perfundimit te filmit duke qeshur:
“ U kenaqa vertet! E ndjej veten si pas nje pushimi te mrekullueshem nje
mujor ! ”
-
-
Vetekuptohet, se mbas ketyre fjaleve filmi filloi te shfaqet ne te gjithe
kinoteatrot e Bashkimit Sovjetik dhe bile u dergua per prezantim ne festivalin
kinematografik te Venecias. Dhe atje ai pati nje sukses te tille, saqe,
p.sh., kengen “ Zemer, ti nuk deshiron kurresesi qetesi ” filluan ta kendojne
edhe gondolieret veneciane. Ndersa ne film ate e kendonte interpretuesi
i rolit kryesor mashkullor Leonid Utjosov.
-
-
Regjizorit Aleksandov dhe skenaristeve Mass e Erdman mund te thuhet, ne
kuptimin e plote te fjales, se u pillte mendja lloj-lloj qyfyresh e skenash
mjaft te sterholluara humoristike gjate xhirimit te filmit. Me qe ra fjala,
nga me komiket ishte skena e grindjes se muzikanteve te xhaz - orkestres.
Me vone, me propozimin e JUNESKO-s, “ zenka e muzikanteve ” hyri ne 10-shen
e skenave me humoristike te kinematografise boterore.
-
-
Disa fraza nga filmi u bene shprehje idiomatike, gati, mund te thuhet,
aforizma. Pas shfaqjes se pare te filmit ne Amerike gazeta “ Nju- Jork
tajms ” shkruante: “ Ju mendoni se Moska vetem lufton, meson e punon? E
keni krejtesisht gabim! Moska di edhe te qeshe! ”.
-
-
Ne filmin “ Djelmoshat gazmore ” lindi per here te pare ylli kinematografik
i Ljubov Orlloves – heroines me te mire lirike te filmave sovjetike te
viteve te 30-ta te shekullit te ??-te.
-
-
E megjithate ky film lirik e humoristik pershkohej i teri nga nje ide serioze,
e cila mund te formulohet ne kete menyre: ne vendin tone ishin gjeresisht
te hapura dyert per njerez te talentuar pamvaresisht nga prejardhja dhe
gjendja shoqerore e tyre. Aktore sipas skenarit behej ish sherbetorja,
dirigjent orkestre – bariu i dikurshem. Dashuria e adhurimi mbarepopullor
ndaj interpretuesit te ketij roli – Leonid Utjosov-it – shfaqej shpesh
here ne forme shakaje. Ne gardhin e shtepise verore te tij ( daces ) ne
rrethinat e Moskes disa qyfyrexhinj shkruan: “ Neve kenga na ndihmon per
te ndertuar e per te jetuar ”. Me kete fraze nga “ Marshi i djelmoshave
gazmore - kenges kryesore te filmit, te cilen e interpretonte Leonid
Utjosovi, ne po e perfundojme tregimin tone per filmin e vjeter por teper
te dashur jo vetem tek ne ne vend.
24.01.2005
|