|
PROBLEMIT TE REFUGJATEVE NE BALLKAN (KOMENTI NGA VEZHGUESI PJOTER ISKENDEROV) |
|
Mirepo tendenca e lartepermendur nuk eshte dhe aq e njeanshme. Se-pari me shume refugjate vijne, si dhe me pare, nga Ballkani, ne radhe te pare, nga Serbia e Mali i Zi, duke perfshire edhe Kosoven. Qytetaret e saj kerkojne strehim ne vendet e zhvilluara pothuajse dyhere me shpesh, se, p.sh., banoret e Irakut te pershfire nga kaosi dhe terrori. Dmth. edhe sot, pothuajse 15 vjete pas shperberjen e ish-Jugosllavise, nuk mund te flitet kurresesi per kapercimin e krizes ballkanike, sidomos, te pjeses se saj perberese humanitare. Nje gje tjeter e afte qe te shpjegoje shkurtimin e numrit te kerkesave per dhenien e strehimit, pa dyshim, eshte e lidhur me ate se eshte bere me e rrepte tani politika e vendeve te Evropes Perendimore ndaj refugjateve dhe mergimtareve. Aktet terroriste ne Evrope se bashku me krizen rreth aprovimin te kushtetutes evropiane shkaktuan tundimin per t’u ndare nga Ballkani i paqete me nje perde te re te hekurte ne formen e vizave dhe pengesave te tjera. Duke i ndihmuar refugjatet nga Ballkani, Rusia jo vetem qe verteton
pjesemarrjen e vet active ne zgjidhjen e problemeve te rajonit, por ne
kete menyre u jep edhe nje shenje te qarte vendeve te tjera, se Ballkani
ka nevoje per ndihme, dhe jo per izolim.
03.10.2005
|
Copyright © 2002 The Voice of Russia