SHPARTALLIMI I TRUPAVE FASHISTE PRANE STALINGRADIT I DHA FILL SHPARTALLIMIT TE BLLOKUT USHTARAK HITLERIAN (SHENIMET NGA KOMENTATORI BORIS RODIONOV)

2 shkurti perkujtohet tek ne, ne vend, si Dita e lavdise ushtarake te Rusise. Para 59 vjetesh si ne kete dite perfundoi beteja prane Stalingradit, e cila u kurorezua, sipas fjaleve te Winston Churchillit, me "fitoren e mahnitshme" te Ushtrise se Kuqe.
Ne shtator te vitit 1942, kur trupat sovjetike ishin mberthyer ne daren e rrethimit ne bregun e lumit te Vollges, ne seline e kryekomandantit suprem ne Moske lindi nje plan i guximshem i rrethimit dhe likuidimit te grupimit te trupave fashiste prane Stalingradit. Sic tregoi me vone nje prej autoreve te planit Georgi Zhukov, u vendos te jepej goditje mbi krahet e grupimit gjerman, te cilet perbeheshin nga trupat rumune, dhe te mbyllej unaza e rrethimit te thelle ne prapavijen e tij.
Pergatitja e operacionit "Uraniumi" mori me se dy muaj, dhe gjate gjithe kesaj kohe mbrojtesit e Stalingradit, duke bere sakrifica kolosale, e duke derdhur gjak shpartallonin repartet e zgjedhur te vermahtit. Me ne fund, goditja perfundimtare u dha, dhe unaza e rrethimit u mbyll. Trupat e armates se trete dhe asaj te katert rumune, te cilat u ndodhen ne drejtimin e goditjes kryesore, u shpartalluan. Nje oficeri rumun, qe u mor rob, iu zbulua ditari, shenimi i fundit ne te cilin thoshte: "Me 21 nentor komandantet e divizioneve dhe te regjimenteve u mblodhen vone ne mbremje perseri qe te merrnin nje vendim perfundimtar. Pas diskutimit te gjate u morr vendimi qe te kapitullojme".
Suksesi i operacionit "Uraniumi" prane Stalingradit i lejoi Ushtrise se Kuqe qe ne dhjetor-janar te cante frontin ne rrjedhen e mesme dhe te siperme te Donit, te shpartallonte armaten e 8-te italiane dhe armaten e dyte hungareze. Qe atehere trupat sovjetike moren iniciativen strategjike ne duart e veta dhe filluan debimin e armikut nga tokat e pushtuara. Njekohesisht aleatet tani perendimore gjithashtu moren iniciativen ne Afriken e Veriut dhe filluan te pergatisnin zbarkimin e trupave ne Itali.
Politikanet-realiste ne ltali, Rumani, Hungari, Bullgari kuptuan se planet e tyre te lidhura me Hitlerin deshtuan. Ata u binden gjithashtu, se koalicioni antihitlerian i qendroi nje sprove te rende. Ne vendet-aleate te Hitlerit, nisi te piqej nje krize politike serioze. Nje perkrahje kolosale morale kane marre partizanet e Shqiperise, te Jugosllavise dhe vendeve te tjere, te cilet luftonin kunder forcave shume me te medha fashiste dhe kelysheve te Gjemanise. Komanda fashiste u detyrua qe te hidhte ne frontin lindor reparte gjithnje e me te reja, duke i hequr nga frontet e tjere, nder te tjera, edhe nga Ballkani.
Pak me shume se nje vit pas fitores prane Stalingradit trupat sovjetike hyne ne territorin e Rumanise. Filloi clirimi i Evropes Qendrore dhe asaj Lindore nga zgjedha fashiste .
22.02.2002

      Copyright © 2002 The Voice of Russia