PASQYRA E JEHONAVE TE MJETEVE TE KOMUNIKIMIT MASIV TE RUSISE PER GJENDJEN NE SHQIPERI DHE RRETH SAJ

Shkallezimi dhe tensioni rreth Kosoves vazhdon te ndodhet nen qender te vemendjes te botimeve te shtypit dhe ato elektronike te mjeteve ts komunikimit masiv. Ne Moske me vemendje te perqendruan vezhgojne ndaj zhvillimit te ngjarjeve, te afta per te destabilizuar ne menyre te theksuar situaten ne te gjithe regjionin ballkanik. Sic ve ne dukje komentatori i gazetes "Izvestija" Anatolij Maksimov, udheheqja e Rusise morri nje vendim operativ per te derguar ne Ballkan ministrin e PJ lgor Ivanovin, megjithe grafikun e aprovuar me pare per te shkuar per turne neper vendet e Amerikes se Jugut. Sic njoftoi MPJ e Rusise, lgor Ivanovi planifikon qe mbrenda 18-20 marsit te vizitoje Beogradin, Shkupin dhe krahinen serbe te Kosoves.
Aktiviteti i tanishem diplomatik ne Ballkau eshte plotesisht e kuptueshme. "Pas dhjete vjeteve te luftrave gjakatare - shkruan ne faqet e gazetes "Vremia novostej" Andrei Stahov, - per cdo te shteneje arme ne Ballkan degjohet sidomos shume me vemendje, gje qe eshte e drejte". Per here te pare pas luftes ne Bosnje ne kryeqytetet evropiane filluan te flasin per rrezikun e konfliktit te armatosur regjional. Prandaj agjensija informativo-analitike ruse "RosBusinessConsulting" sheh bisedimet shqiptaro-maqedonase ne nivelin e ministrave te PJ ne kontekstin e sforcimeve te pergjithshme nderkombetare per regullimin e krizes rreth Kosoves. Agjensia ve ne dukje nje pozite fare te dyfishte, zene prej Tiranes. Puna eshte ne ate se mendimi i shprehur nga Paskal Milo se denimi i grupeve ekstremiste shoqerohet me shqetesimin lidhur me marrjen e masave ushtarake kunder tyre. Ne mes te tjerave me njehere pasturit te dyte te bisedimeve lidhur me tensionin reth fshatit maqedonas ne Veri te Maqedonise Tanushevci, ai demonstroi qellimet e verteta te krahut ekstremist te shqiptarve kosovare dhe maqedonas.
Gazetarja e botimit qe del ne Moske "Nezavisimaja gazeta" Ksenia Fokina i sheh bisedimet e ministrave te PJ te Shqiperise dhe Maqedonise Paskal Milo dhe Srgjan Kerim ne nje kontekst tjeter. Sipas mendimit te saj fjala behet per qellimin e Shkupit zyrtar - po e citoj - ne "nje diallog aktiv politik" me vendet fqinje ballkanike ne menyre qe te denohen "veprimet e ekstremisteve ne territorin e Maqedonise". Me qe ra fjala, nje prej elementeve te nje politike te tille ballkanike te udheheqjes maqedonase u be nenshkrimi operativ muajin e kaluar te marreveshjes mbi delimitacionin e kufirit maqedono-jugosllav. Nje hap i tille, pa dyshim, forcoi pozitat e Shkupit ne sforcimet e tanishme per izolimin nderkombetar te ekstremisteve.
Me nje fjale, sic ve me te drejte ne dukje "Parlamentskaja gazeta" vetem me sforcimet ushtarake dhe politike te Maqedonise eshte fare e pa mjaftueshme. Ajo i referohet deklarates, aprovuar keto dite nga deputetet e Dumes Shteterore te Rusise. Ne te thuhet, se kriza e tanishme e rrezikshme u be e mundur - po e citoj - "gjate menefregizmit te heshtur te forcave KFOR". Pikerisht ne detyren e tyre, sipas rezolutes se Keshillit te Sigurimit te OKB-se # 1244, hynte per te mos lejuar perhapjen e konfliktit pertej kufijeve te krahines dhe carmatimi i plote e guerileve kosovare. Dhe si rezultat - tashme keto jane fjalet e gazetarit te "Izvestija" Dmitri Sokollov-Mitric - rajonet e ngjitura me Kosoven u bene "territore pa kufi".
19.03.2001

 

    Copyright © 2001 The Voice of Russia